Video/ Policia ndaloi gazetarin Artur Çani, kur Erion Veliaj po bënte takim te Liqeni

0
171
Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Policia ka ndaluar gazetarin e njohur Artur Çani, gjatë kohës kur ky i fundit po bënte ecje në zonën e Liqenit Artificial.

Gazetari i emisionit “Ajsberg”,  Artur Çani është ndaluar nga policia teksa lëvizte në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Mësohet se shkak është bërë prezenca në këtë vend e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili po merrte pjesë në një aktivitet.

Efektivët e policisë e kanë ndaluar gazetarin të kalojë pranë zonës ku po bënte ‘shfaqjen e radhës’ Veliaj. Ndërkohë mësohet se në aktivitetin ku merrte pjesë kryebashkiaku nuk kishte prezencë të medias por vetëm fotografë dhe kameramanë të regjisë qëndrore.

Vetë Artur Çani deklaroi menjëherë pas ngjarjes se “isha duke ecur te zona e liqenit kur mu turrën 20 truproja”.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, gjatë kohës kur gazetari po bënte ecje në zonën e Liqenit Artificial.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here