Standard.al

Trajneri i ri i Shqipërisë/ Prezantohet Edi Reja: Dua skuadër që sakrifikon për vendin e saj

0

“Uroj të shkojë gjithçka mirë, edhe pse me shtypin është pak e vështirë, por unë jam i disponueshëm të kem marrëdhënie të mira”, u shpreh Reja.

Trajneri i ri i Shqipërisë, Edi Reja, është prezantuar sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka pranuar ofertën për të drejtuar kuqezinjtë dhe ka uruar që gjithçka të shkojë mirë në këtë aventurë. Pasi firmosi kontratën, ai u është përgjigjur pyetjeve në konferencë shtypi:

“Uroj të shkojë gjithçka mirë, edhe pse me shtypin është pak e vështirë, por unë jam i disponueshëm të kem marrëdhënie të mira.  Dua të falënderoj presidentin Duka, i cili besoi tek unë. Kemi folur bashkë edhe pas ndeshjes me Turqinë, ku unë isha për të parë lojtarë të ndryshëm. Nuk ishte një ndeshje e mirë, skuadra pati vështirësi. Folëm sërish me presidentin Duka dhe arritëm akordin.

Kontrata ime është deri në nëntor. Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua.

Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë. Po, kam folur me Igli Taren, me të cilin kam punuar te Lacio. Mbaj mend edhe Strakoshën, që ishte i vogël kur erdhi në skuadër.

Mua më pëlqejnë skuadrat agresive dhe Shqipëria në këtë moment nuk është e tillë. Duhet të punoj në këtë drejtim, e kam të qartë. Duhet që lojtarët të japin gjithçka për fanellën e ekipit kombëtar dhe duhet të kemi frymën e grupit. Dua që të gjej stimujt e duhur për çdo lojtar.

Ana ekonomike është në plan të dytë, nuk ka të bëjë fare. Unë dua një skaudër që të sakrifikojë për vendin e saj. Kjo është filozofia ime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.