Standard.al

Policja që mbrojti shtëpinë te Petro Nini, sot ndihmoi në shembjen e banesave te Bulevardi i Ri

0

Të gjithë e panë dhe e komentuan reagimin e efektives së policisë ‘Shqiponja’, Blerta Dervishaj, teksa kundërshtoi kolegët e saj, kur përmbaruesit kërkuan me forcë shembjen e shtëpisë së saj te zona e ‘Petro Ninit’ në Tiranë.

Në media, ajo u shfaq teksa mbronte me forcë pronën dhe kundërshtonte me çdo kusht ndërhyrjen për t’i shembur shtëpinë, ndonëse me një urdhër të formës së prerë nga ana e gjykatës.

Por, sot herët në mëngjes policja është parë në terren, e urdhëruar që të jetë sërish në të njëjtën situatë, por kësaj herë në anën tjetër, me policinë që do të pengojë rezistencën e banorëve të Bregut të Lumit që njësoj si Blerta mbrojnë shtëpitë e tyre.

Për këtë ka reaguar edhe regjisori i njohur Katriot Çipi.

(Komenti në rrjetin social Facebook)

Policja qe kundershtoi shembjen e shtepise se vet te rruga Petro Nini, sot po ndihmon shembjen e shtepive te Bulevardi i Ri. Kjo eshte situata tipike, qe poeti dhe dramatisti i madh Bertolt Breht e ka pershkruar me keto vargje:

“Dhe viçat, pas daulles
Hedhin hapin
Lëkurën për daullen
Vetë e japin”

Ja pra, qe fajin nuk e ka kurre nje individ i vetem, qofte ky Enver Hoxha, apo Edi Rama…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.