Standard.al

Nxori abuzimet e Bashkisë/ Soko-Fugës: Të ftoj ty dhe Erionin…Për fatin tuaj të keq, ka “budallenj” si puna ime…

0

Ditën e sotme, eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka shigjetuar edhe këshilltarin e kryeministrit Rama, Endri Fugën, duke e ftuar në debat publik, meqenëse ky i fundit ka dyshime për kostot e publikuara në emision.

Dalja e ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, në emisionin “A Show” të Adi Krastës, ka bërë mjaft bujë. Kjo për faktin se Soko, për pak minuta mundi të zbërthente kostot reale të ndërtimit të një rruge, duke ekspozuar abuzimet e Bashkisë së Tiranës.

Video e Sokos në emision:

 

Reagimi i Pano Sokos ndaj Fugës:

Fuge,
Meqënëse te portali yt ke ngritur hipotezën e vërtetësisë së shifrave të përdorur nga unë tek Adi Krasta, atëherë do të të sqaroj dy gjëra të thjeshta dhe do të të bëj dhe një ftesë.
E para, çmimet që unë paraqita në emision, janë lehtësisht të gjetshme në treg. Janë lehtësisht të verifikueshme, sa kushton 1 m2 çakull, 1 m2 stabilizant, 1 m2 binder apo tapet., sa kushton gërmimi, kanalizimet etj.. Mjafton të punosh në treg dhe do s’do i mëson. E pra, unë i di nga eksperienca e punës.
E dyta, shifra e paraqitur në buxhetim (pra e famshmja 2.9 milionë USD ose 302’583’215 Lek të reja) e gjen lehtësisht tek PBA 2019-2021 dokumenti zyrtar i Bashkisë miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Tani, për fatin tuaj të keq, ka dhe budallenj si puna ime që i hyjnë dhe e lexojnë relacionin e PBA… të gjithin, deri në fund (se që ta dish ti, ndërtimi i kësaj rruge ishte lënë aktiviteti i fundit fare i kapitullit..në faqen 15). Në koment po të nxjerr faqen e Programit Buxhetor, atë që Adi e nxorri për publikun.

Kjo për të sqaruar paraprakisht. Me Adin patjetër që i diskutuam shifrat, burimet dhe vërtetësinë. Ajo që Adi mbajti në dorē ishte një fletë nga Buxheti zyrtar i Bashkisë.
Gjithsesi, nëse ti vazhdon të kesh dyshime, unë të ftoj ty, merr dhe Erionin, Maznikun, drejtora e kë të duash dhe dalim në një debat publik, në studio, në panel, apo në shesh zgjidheni ju, marrim dhe tabelën e Adit dhe i bëjmë bashkë aty llogaritë, në sy të gjithë njerëzve. Dhe të shohim kush ka të drejtë.

Ju të gjithë, unë një i vetmi. Jam i gatshëm”, shkruan Soko.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.