Ku ka si Tirona, zbulohet foto e Taulantit kur kulloste dhitë në Çermenikë

0
260

Zbulohet një nga fotot reale të Taulantit nga Çermenika, sot Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe Kryetar i grupit parlamentar, pra numri dy i PS-së. Në foto shikohet një model i veçantë i flokëve të Taulantit gjatë kohës që ai jetonte në shtëpinë e tij me qelpiç në fshatin Çermenikë.

Çermenika është një fshat malor në rrethin e Librazhdit rreth 120 kilometra larg. Deri para pak vitesh që të zbrisje nga Çermenika në Librazhd nuk ka pasur rrugë.

Kryesisht Taulanti zbriste me mushkë deri në Librazhd. Rrugëtimi nga Çermenika në Librazhd zgjaste rreth 5 orë. Tani gjërat kanë ndryshuar shumë.

Taulanti ka zbritur në Tiranë dhe është numri dy i partisë në pushtet. Por nuk mbaron këtu. Taulanti ka ndryshuar modelin e flokëve. Nga model “lesh sqetllash”, tani i ka bërë flokët me modelin “terital” si 80 lekshat e dikurshëm, gjithsesi është një ndryshim mjaft i madh. Ndërsa atëhere Taulanti vishte kryesisht tuta sintetike, tani nuk heq kollaren dhe kostumet i mban firmato.

Ndërsa atëhere zbriste me mushkë deri në Librazhd, tani Taulanti mban një Mercedes të serisë së fundit që kushton rreth 80 mijë euro. Taulanti është modeli i pushtetit të sotëm, ose i zengjinëve të vonë që mbërritën në kryeqytet nga provincat më të humbura dhe tani janë kthyer në milionerë dhe vjedhin dhe bëjnë ligjin në të gjithë vendin.

“RD”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here