Kthimi i vizave/ Raporti i deputetëve holandezë: Drogë, krim dhe trafik i qenieve njerëzore nga kriminelët shqiptarë

0
78

Parlamenti hollandez rikërkoi nisjen e procedurave për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Organizatat kriminale shqiptare, apo veprimtaritë kriminale janë disa nga pikat kyçe të cilat përmenden në raport.

Shkaku kryesor për këtë kërkesë, e para në historinë e Shengenit, është rritja e jazhtëzakonshme e krimit të organizuar dhe mafias shqiptare në Hollandë, pra të nënshtetasve shqiptarë që zhvillojnë veprimtari të krimit të organizuar në territorin hollandez duke përfituar nga lëvizja pa viza.

Në një raport të hartuar nga një grup deputetësh, theksohet faktin se në vitin 2010, liberalizimi i vizave për Shqipërinë u miratua me kushtin që qeveria shqiptare të vazhdonte luftën e nisur ndaj drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, por në kundërshtim me këto pritshmëri, qeveria shqiptare nuk ka forcuar sundimin e ligjit në vend dhe nuk ka luftuar bandat kriminale, të cilat sot kërcënojnë sigurinë e shumë vendeve të Bashkimit Europian.

Exit.al e ka lexuar raportin e shkruajtur në hollandisht. Pikat kryesore që theksohen në të janë:

— Organizatat kriminale shqiptare po shfrytëzojnë mundësinë e udhëtimit pa viza në BE për të zgjeruar rrjetin e tyre të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Ata vijnë në Hollandë si turistë, duke e penguar policinë të pengojë futjen e tyre, duke qenë se ata kanë të drejtën të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen.

— Shqiptarët kryejnë të gjitha llojet e veprimtarive kriminale, nga krimet e vogla deri tek trafiku i kokainës dhe i qenieve njerëzore.

— Pjesa më e madhe e botës së krimit në Amsterdam është pronë e bandave kriminale shqiptare dhe kontrollohet prej tyre. Në Rotterdam dhe Amsterdam janë problem bandat që trafikojnë kokainë, ndërsa në Limburg shqiptarët kanë filluar të ndërtojë plantacione kanabisi. Bandat shqiptare menaxhojnë transportin e emigratëve të paligjshëm me kamionë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.

— Shqiptarët e kanë kthyer Hollandën në vend të pasigurt, për shkak të trafikut të drogës dhe njerëzve.

— Hollanda nuk ka ligj për ekstradimin e kriminelëve në Shqipëri. Kjo do të thotë që kriminelët shqiptarë që kanë vrarë në Shqipëri, mund të jetojnë të lirë në Hollandë pasi nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, siç është rasti i vrasësit të një polici nga Arben Frroku. Po ashtu edhe pasi kanë kryer krime në Hollandë, ata mund të jetojnë të lirë në Shqipëri.

— Disa prej kryetrafikantëve shqiptarë në Hollandë po investojnë në restorante dhe ndërtesa, për të pastruar paratë e krimit, dhe po e zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe në vende të tjera, duke u bërë edhe më të fortë e më të rrezikshëm.

— Paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale në Hollandë, po dërgohen fizikisht në Shqipëri me makina, dhe më pas depozitohen me shuma nga 30 mijë euro në bankat e Shqipërisë, pa deklaruar burimin e të ardhurave.

— Mafia shqiptare ka hedhur rrënjë në Britani dhe ekziston rreziku që pas Brexit grupet mafioze shqiptare të zhvendosen nga Britania në Hollandë apo vende të tjera të BE-se. Shërbimet sekrete hollandeze duhet të hetojnë nëse kjo gjë po ndodh.

Bazuar në këtë raport, deputetët hollandezë i bënë thirrje qeverisë hollandeze që t’i kërkojë Komisionit Europian nisjen sa më të shpejtë të procedurave për të rikthyer mekanizmin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Deputetët i kërkuan qeverisë shqiptare ta marrë këtë mocion parlamentar si sinjal të fortë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri./Exit.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here