Standard.al

“I themi atij Lali fikut, atje ku të dhëmbë më shumë”, banorët: Ju pret flaka, anuloni projektin

0

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për dëmshpërblimin e banorëve që kanë dokumente pronësi dhe që preken nga zgjerimi i “Unazës së Re”.

Por pas këtij lajmi, kanë reaguar edhe banorët e kësaj zone, të cilët protestojnë prej muajsh.

Gjatë protestës së mbrëmjes së sotme, banorët u shprehën se kjo përpjekje vjen për të përçarë banorët e “Astirit”, por kjo nuk do të ndodhë. Ata shprehen se banorët që i kanë banesat me letra janë në protestë, pasi tashmë ajo që kërkohet është anulimi i plotë i projektit, pasi është korruptiv.

“Ka nxjerr ky treçerek Erion Braçe një VKM se Kryeministrin e kemi në udhëtime jashtë shtetit. Ajo VKM është për të përçarë banorët e Unazës se Re. Ata që kanë letra i ke këtu në shesh, banorët duan të anulojnë projektin nuk duan asgjë tjetër. Pse tani jemi për anulim projekti? Sepse përveç se prishë shtëpitë tona, por është dhe korruptiv, është me letra falco. Ju bëj thirrje të gjithëve, do ketë njerëz që do mundohen të përçajnë, por këtu do jetë vetëm flaka që do i pres. Pa mëshirë, këtu nuk ka parti potitike, ka vetëm një kauzë të mbrojmë shtëpinë tona”, – tha një prej banorëve.

Ndërsa Lindita Protoduari, nëna e Dorian Protoduarit, u shpreh se banorët nuk tërhiqen pa u anuluar projekti, ndërsa shtoi se po nuk u anulua autoritetet do përballen me ta deri në vdekje.

“Do përballen me ne, po nuk anulove projektin. Do lësh kockat këtu, për ne është “O vdekje, o liri”. Të gjithë në korë “O vdekje o liri”. Si me letra si pa letra jemi të bashkuar. I themi atij Lali Erit, atij Lali fikut, një kancer atje t’u bëftë atje ku të dhëmbë më shumë se ke marrë taksat e popullit që nuk u ngope njëherë. O plehër, o maskara, o i pafytyrë. Dhe mos e devijo Lanën që të t’i japësh pallate atij trafikantit Edmond Bego”, – tha ajo.

Kjo protestë vijon prej më shumë se pesë muajsh. Banorët e Astirit kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% për banesat të cilat janë prekur nga ky projekt, por anulimin e projektit “Unaza e Madhe”. Sipas tyre projekti është korruptiv. Ata janë shprehur të vendosur që të vetësakrifikohen nëse do tentohet prishja e banesave të tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.