Standard.al

Çfarë ndodh me motin, pasditen e sotme dhe nesër?! Ditë me mot të çuditshëm….

0

Ditë me mot të çuditshëm.

Ky është moti gjatë kësaj jave.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë pasdites së sotme dhe nesër, do të ketë reshje lokale shiu, por edhe shtrëngata në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve. Në raste shumë të rralla reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 8 /20 °C

në vendet malore: 1 / 14 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Sot pasdite të gjithë qarqet pritet që të jenë në nivelin ‘s’ka rrezik’.

Nesër pritet rrezik ‘i ulët’ në zona të lokalizuara në disa qarqe, konkretisht: Fier, Durrës, Tiranë dhe Lezhë (Perëndim). Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.