Standard.al

Alketa Vejsiu ju kthehet keq ndjekësve:Ju të hiqni trurin…

0

Dy ditë më parë katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame, u përfshi nga flakët për shkaqe ende të panjohura.

Për 9 orë me radhë shërbimet zjarrfikëse të Francës luftuan me flakët, deri sa arritën t’i shuanin, por nuk mundën të shpëtonin çatinë e katedrales.

Për orë të tëra e gjithë bota u bë bashkë, për t’u lutur për shpëtimin e një vepre me vlera të tilla.

Edhe personazhet e njohur shqiptarë u solidarizuan me gjithë botën, duke reaguar në rrjete sociale dhe kujtuar me trishtim vizitën e fundit në katedralen e Notre Dame.

Dhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu nuk kishte si ti mungonte këtij solidariteti dhe ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku tregon trishtimin e madh për katedralen që ende duket si pikturë.

Mirëpo, komentet e ndjekësve e kanë acaruar keq moderatoren, e cila i është kthyer atyre me një koment të gjatë.

“Këndvështrimi i disave ne keto komentet ta heq trurin fare. Krahasime jashte kontekstit, absurd komplet; c’hyn Siria, Uria, Shqiperia, Myslimanet e te Krishteret mor Zot?!Ketu po flasim per nja pasuri nderkombetare epokale te njerezimit, qe e perp.iu tymi. Ndjesia qe nje gje e bukur qe ju perket te gjitheve, s’do te jete me shkakton trishtim. Per Arkitekturen, Kulturen, Historine nuk po flas; thjesht kisha parasysh disa kujtime personale para kesaj ndertese unike, dhe kisha parasysh qe gjithcka qe shkruhet ne Libra sdo mund te ilustrohej me. Per fat thone qe nje pjese e Kishes ka shpetuar, por mendjet e disave si ti shpëtojmë?”- shkruan Alketa në postim.

Image

Image

 

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.