Aleksandër Çipa: Cakaj, adoleshent diplomatik

0
118

 Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin Arena në “Ora News” u shpreh se votimi në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave me vendin tonë ishte i rëndë dhe se pas këtij votimi duhej tërhiqej ambasadori jonë në Holandë pasi nuk e ka kryer siç duhet detyrën. Sa i përket Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, Çipa e konsideroi adoleshent diplomatik që nuk i përballon dot sfidat e integrimit. “Ajo që vjen nga parlamenti holandez është një lajm tronditës, për aspiratën e integrimit tonë. Dhe administrata e diplomacisë dhe integrimit pas këtij momenti duhet të kishte bërë një mea-culpa, që nuk është bërë. Shqipëria duhej urgjentisht të tërhiqte ambasadorin, se të ngarkuarin që nuk e ka kryer detyrën. Ajo që është më e rëndë është se kjo mund të krijojë një reaksion zinxhirë. Kemi një ministër të jashtë meqë më shumë të krijon përshtypjen e adoleshentit diplomatik, me të cilin nuk mund të përjetojë dhe të përballet Shqipëria me këto sfida që janë permanente. Nuk kemi sfida të ngjashme, as në rrafshin politik”, tha Çipa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here