Reagon Vasili: Shteti bën veprime kriminale ndaj protestuesve, prokuroria të veprojë!

0
310

Nënkryetari i LSI-së  Petrit Vasili ka reaguar kundër represionit policor që ushtrohet ndaj protestuesve, duke theksuar se “shteti bën veprime kriminale ndaj protestuesve” dhe fton prokurorinë të veprojë. Petrit Vasili: Lidhur me të vërteta e tjera që kanë pasuar mitingun e jashtëzakonshëm për nga dimensioni dhe mesazhi i opozitës, i cili me të drejtë është quajtur nga të gjitha mediat ndërkombëtare, si mitingu më i madh opozitar në të gjithë Ballkanin, për fat të keq shteti u soll sërish si një shtet gangsterësh dhe paturpësisht mashtroi gjerësisht opinionin publik për të vërtetat e mitingut, ku opozita dha provën e pjekurisë, maturisë, forcës dhe vetëpërmbajtjes. Nga ana tjetër pati një shtet ku histeria e mbajtjes së karriges së pushtetit të Kryeministrit, e bëri atë që të dhunojë qytetarët dhe çdo normë demokratike. Së pari, sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim, asnjë të dhënë mbi aktin terrorist dhe kriminal të djegies së automjetit të paidentifikuar mu në mes të demonstruesve, i cili mund të rrezikonte jetën e qindra demonstruesve. Pra lufta dhe dhuna ndaj të vërtetave të mëdha është lajtmotivi i këtij shteti. Sot e kësaj dite Prokuroria hesht. Prokuroria vazhdon të bëhet palë me krimin shtetëror. Dimensioni i demokracisë, i forcës së popullit, nuk ndalet dot as nga këta zvarranikë pushteti dhe as nga këta shërbëtorë të verbër, duke filluar nga Ministri i Brendshëm. Kjo llogari do të lahet deri në fund. Kjo është një llogari e hapur me çdo shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here