“Rama cënoj çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve!” Vizat/ Ish-ministri i Mbrojtjes: Ngriti krimin në sistem

0
114

Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu e ka cilësuar vendimin për rikthimin e vizave si momentin më të keq pas vitit 2011, kur qeveria Berisha mundësoi heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

“Parlamenti Hollandez vendos kthimin e vizave për shqiptarët.

Ky është lajmi më i keq mbas 2011,  kur ne hoqëm vizat me BE.

Jo vetëm nuk hapen negociatat, por për më keq kthehemi mbrapa në kohën e izolimit nga Europa, kohën e vizave dhe ndarjes së familjeve shqiptare.

Ka një dhe vetëm një përgjegjës Edi Rama, i cili ka shkatërruar çdo element kushtetues të shtetit, ka ngritur krimin dhe korrupsionin në sistem, ndërtoj dhe mbështeti kartelet e drogës.

Krimi dhe kartelet e drogës shqiptare janë  tashmë rrezik për Europën dhe SHBA prandaj kërkohet kthimi i vizave.

Paratë e krimit e drogës kanë vetëm një mbështetje ekonominë dhe pushtetin e qeverisë shqiptare.

Rama cënoj çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve.

Rama ka shkaktuar spastrimin më të madh të Shqipërisë nga qindra mijëra të rinj dhe te reja, qindra mijëra intelektualë që rendin rrugëve të Europës për shpresë dhe jetë më të mirë’, shkruan Mediu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here