Pse Rama mban sekret marrëveshjen me kompaninë fantazmë Air Albania?!

0
98

Për çdo vendim të këshillit të ministrave, që miraton një marrëveshje ku shteti është palë, ekziston detyrimi i publikimit edhe i marrëveshjes në fjalë.

Këtë detyrim Kryeministria e ka përmbushur në momentin që është nënshkruar marrëveshja mes ALBCONTROL, MDN INVESTMENT dhe TÜRK HAVA YOLLARI në shtator 2018 (Vendim i KM nr. 530, datë 11.09.2018, FZ 131/2018), konkretisht marrëveshja e ortakëve për statutin e shoqërisë “Air Albania” shpk.

Vendimi nr. 196, datë 13.03.2019 i KM, pra vendimi i publikuar pa përmbajtjen e marrëveshjes që ka miratuar, (FZ 50/2019), ka dalë pikërisht bazuar në vendimin nr. 530, datë 11.09.2018 të KM.

Duke qenë se objekti i vendimit të KM nr. 196, datë 13 mars 2019 është miratim marrëveshjeje mes ortakëve dhe i statutit të shoqërisë, ndërkohë që statuti është miratuar, publikuar dhe regjistruar, siç u përmend më sipër, është e paqartë se për çfarë statuti dhe marrëveshje bëhet fjalë.

Po kaq e paqartë dhe në shkelje të kushtetutës dhe ligjit, është mospublikimi i marrëveshjes, ku shteti ynë merr angazhime, minimalisht të natyrës financiare.

Përse kryeministri e fsheh këtë marrëveshje?
Sa mirë do të ishte të ruante dhe territorin e aeroportit të vetëm kombëtar kështu siç ruan sekretin e marrëveshjeve, ku ai sillet si pronar i gjësë pubike me klientin e radhës të përzgjedhur në rrethana ende të pazbardhura!

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here