Këshilli i Europës: Stop abuzimit me arrestimet si mjet politik!

0
123

Nga Oerd Bylykbashi

Këshilli i Europës kërkon që të mos abuzohet me arrestin me burg si masë sigurie. Rezoluta 2077 (2015) e Asamblesë Parlamentare të Keshillit te Europës përcakton se masa e arrestit me burg është masë ekstreme, duhet përdorur sa më pak sepse ka efekte të rënda psikologjike, sociale dhe ekonomike për individin dhe familjen.

Rezoluta percakton: “Asambleja Parlamentare‎ thekson rëndësinë e prezumimit të pafajsisë në procedimin penal. Arresti me burg (si masë sigurie) duhet përdorur vetëm në raste përjashtimore, si një mjet i fundit, kur masat e tjera kufizuese alternative janë të pamjaftueshme për të ruajtur integritetin e procedimit penal”

Rezoluta përcakton gjithashtu se abuzimi me të cënon gjykimin e drejtë të një personi që prezumohet i pafajshëm ndaj abuzimi me të është i dënueshem.

Shqiperia e ka votuar këtë rezolutë në 2015 dhe ka detyrim ta respektojë. Por Edi Rama nuk kupton nga keto “delikatesa” dhe as do t’ia dijë në delirin e tij për pushtet absolut. Me dhjetera vetë janë ndaluar në çdo protestë nga policia dhe për ta është kërkuar në gjykatë arrest me burg, pa asnjë provë por vetëm me raporte sherbimi policie. Sot rreth 30 qytetarë policia i ka çuar në pranga në gjykatë. Fakti është që nga dhjetera të ndaluar nga protestat e mëparshme për të cilët është kërkuar arrest me burg, gjykata deri më sot ka pranuar vetëm 8 raste.Të tjerat janë konsideruar të jashtëligjeshme Kjo tregon qasjen abuzive dhe intimiduese të policisë së Lleshit të Ramës.‎ Keshilli i Europës duhet të monitorojë me urgjencë këtë shkelje masive të të drejtave kushtetuese të shqiptarëve!

Edi Rama, njësoj siç po përdor gazin lotsjellës pa asnjë kriter, për të penguar të drejten e tubimit dhe protestës paqësore të dhjetera mijëra qytetarëve, po përdor arrestimin me burg për të penguar njerëzit të marrin pjesë në protestë nëpërmjet frikesimit. ‎”Mos goxoni të vini në protestë se unë ju arrestoj edhe në gjumë në shtëpitë tuaja!” është nenteksti i Ramës. Kjo është jo thjesht e paligjeshme, është antikushtetuese! Drejtuesit dhe oficerët e policisë që kanë dhënë urdhër për këto arrestime politike të paligjeshme do të mbajnë përgjëgjesi!

Kur gjykata Kushtetuese ka vdekur, Gjykata e Lartë ka rënë, zgjedhjet janë blerë dhe vjedhur dhe parlamenti është bere si roja i derës i Edi Ramës, protesta ka mbetur institucioni i fundit kushtetues përballë këtij autokrati ballkanik. Prokurorët duhet të ngrihen përtej frikës nga vetingu politik i Edi Ramës dhe të refuzojnë kërkesat e policisë për të abuzuar me arrestimet! Gjyqtarët duhet të bëhen bllok për të mbrojtur të drejtën kushtetuese të protestës‎ dhe tubimit! Kjo është llogorja e fundit e demokracisë në këtë vend!

Rezoluta 2077 (2015)‎ e Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Europës: http://assembly.coe.int/në/xml/XRef/Xref-XML2HTML-en.asp…

Rekomandimi 2081 (2015): http://semantic-pace.net/tools/pdf.aspx…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here