Intervista/ Presidenti Meta: Kriza kushtetuese është e thellë, rrënjët i ka në ndryshimet kushtetuese të 2008

0
124

Presidenti Ilir Meta në një intervistë në RTSH, në emisionin “Përballë”, tha se palët po përshkallëzojnë krizën politike duke kërkuar të imponohen në mënyrë jo demokratike.

Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve. Kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës.
Mungesa e gjykatës kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit pas këtij akti të opozitës. Ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here