“Fëmijë i braktisur”, Berisha i përgjigjet Mira Kazhanit: Ja pse vendosa ta denoncoj aksidentin…

0
154

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e gazetares se Nertil Pëllumbi ishte një fëmijë i braktisur nga familja dhe i paregjistruar në gjendjen civile.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gazetares, Mira Kazhani pas aksidentit automobilistin që kjo e fundit pari  disa ditë më parë, ku aksidentoi 17-vjeçarin, Nertil Pëllumbi.

Në reagimin e tij, Berisha shkruan se aksidenti i Mira Kazhanit ka ndodhur pa dashje, por ai thekson se ka denoncuar tentativën e gazetares dhe të qeverisë që tentuan ta fshihnin si ngjarje.

Ish-kreu i qeverisë ka publikuar mesazhet e qytetareve dixhital që sipas tij hedhin poshtë pretendimet e gazetares. “Denoncohet përpjekja e gazetares se narkoqeverisë Kazhani për:

– të denigruar familjen e viktimës Nertil Pellumbi si dhe mashtrimi i saj se

-Nertili ishte femijë i braktisur dhe

-sipas saj nuk ishte as i regjistruar.

Te dashur miq, se pari ti urojme shërim te plote gjimnazistit 17 vjeçar Nertil Pëllumbi, viktime fatkeqe e një aksidenti nga gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani por dhe poshtërsisë shtetërore për manipulimin e tij. Unë gjate këtyre ditëve kam publikuar disa here mesazhe te qytetareve dixhital për ketë aksident. Ne rastin e Mira Kazhanit nuk kam asnjë dyshim se kemi të bëjmë me një aksident pa dashje, por ligji duhet te jetë i njëjte dhe përpjekjet për manipulimin dhe fshehjen që në fillim nga narkopushteti janë krim i vërtet”, thekson Berisha.

Reagim i  plotë i Sali Berishës

Denoncohet përpjekja e gazetares se narkoqeverisë Kazhani për:

– të denigruar familjen e viktimës Nertil Pellumbi si dhe mashtrimi i saj se

-Nertili ishte femijë i braktisur dhe

-sipas saj nuk ishte as i regjistruar.

Te dashur miq, se pari ti urojme shërim te plote gjimnazistit 17 vjeçar Nertil Pëllumbi, viktime fatkeqe e një aksidenti nga gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani por dhe poshtërsisë shtetërore për manipulimin e tij. Unë gjate këtyre ditëve kam publikuar disa here mesazhe te qytetareve dixhital për ketë aksident.

Arsyet pse unë i rikthehem këti problemi janë si vijon:

-e para vitet e fundit janë bërë të shumta rastet e aksidenteve madje me pasoja edhe vdekjen nga deputet, narko drejtor policie, doganash apo soji i tyre etj, te cilat janë fshehur apo manipuluar. Madje ka patur raste qe për viktimat as dosje ngjarjeje nuk është hapur.

Unë i kam denoncuar me force duke publikuar çdo dëshmi te qytetareve dixhital per këto raste pasi vërtet aksidenti është fatkeqësi edhe për autorin e tij por përdorimi i pushtetit te çfarëdolloj për manipulimin apo fshehjen e tij përbejnë krim të shëmtuar.

Ne rastin e Mira Kazhanit nuk kam asnjë dyshim se kemi të bëjmë me një aksident pa dashje, por ligji duhet te jetë i njëjte dhe përpjekjet për manipulimin dhe fshehjen që në fillim nga narkopushteti janë krim i vërtet.

Çfarë ndodhi pas aksidentit?

Qytetaret dixhitale kane denoncuar se, së pari narkopolicia më ndërhyrje nga Lal Plehu dhe nga kryeministria fshehu aksidentin për disa orë.

Se dyti, narkopolicia dha lajmin për aksidentin vetëm pasi dëshmitare te vendngjarjes shpërndanë lajmin dhe fotot e aksidentit.

Se treti, ne komunikatën e saj policia, pasi lavdëronte Mirën se dha shpjegime, nuk jepte asnjë sqarim për viktimën por thoshte se automjeti i gazetares se narkoqeverise u dëmtua.

Se katerti, në komunikatën e saj policia nuk thoshte asnjë fjale për gjendjen e rende te aksidentuarit ndërkohë qe ai ishte ne gjendje kome ne spital.

Se pesti, pasi për një jave rresht nuk u dha asnjë lajm tjetër për gjendjen e te riut dje gazetarja e narkoqeverise Kazhani, si për te justifikuar braktisjen e viktimës dhe zhvlerësuar viktimën dhe jetën e tij shkruan se:

“Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.”

Pra nder të tjera Kazhani, Pëllumbin e nxjerr edhe te ri te braktisur nga familja, madje edhe pa regjistruar ne gjendje civile, ndërkohe qe mesazhet e mëposhtme denoncojnë deklaratat e Kazhanit si te paverteta natyrisht jo te paqëllimshme. Ju ftoj ti lexoni ato! sb

Doktor unë kam qene ne spital sot për Nertilin sepse e kemi nxënës tek gjimnazi Aleks Buda, kam kontaktuar me familjaret dhe vërtet gjendja është e rende, dhe gazetarja sipas prindërve nuk ka denjuar asnjë kontakt me familjaret, plus qe për një jave askush nuk ka dhëne asnjë informacion për Nertilin. zoti e ndihmofte

Po lexoja kundërpërgjigjen qe Mira Kazhani i paska ber Doktorit ..

Ku ndertetjera shkruan ishte një femi i braktisur nga familja ..dhe i paregjustruar ..mos vall kjo mirushja ka dasht me justifiku krimin qe beri dhe u mcef per nje dit ..deri sa e beri publik z.Berisha …dhe meqe i paskerka pamjet filmike Mira ..pse nuk i ben publike ..qe te bind opinjonin publik ..sepse dihet qe ne autostrad asnje shofer nuk denohet penalisht kur te del perpara qoft edhe njeri …por qe deshmitaret qe e kan par rastin thon qe djali ka qen ne an te rruges duke prit furgonat …dhe mira ka qen me kufje ne vesh duke fol ..e hutuar ne muhabet ….publikoj pamjet moj zonjush meqe i ke .

Pershendetje doktor.

ky esht ai djali qe shtypi gazetarja Mira Kazhani dhe esht ne gjendje kritike per jeten por policia po e fshe si krim dhe nuk e ka rregjistrruar fare esh ne raminacjon ne spitalin ushtarak po te shkosh ta kerkosh te recepsjoni nuk ka informacjon per kete djal

Pershendetje doktor. Te uroj shendet dhe jete te gjate.

Ne lidhje me aksidentin e Mira Kazanit, Nertil Pellumbi eshte i regjistruar ne gjendje civile, te Njesia Bashkiake Nr.11, Breg Lumi, dhe Mira genjente kur thosh nuk eshte i regjistruar, shenjat e gishtave nuk kane nga dalin, per sa kohe ai eshte nje femije minoren dhe nuk ka aplikuar per dokumenta identifikimi biometrik. Dhe nuk eshte fare i braktisur nga familja SE bente nje jete normale si bashkmoshataret e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here