Standard.al

“Edi Ramës i ka ra automati”, Erebara: 4 arsye pse është i papërshtashëm për të qeverisur

0

NGA RUDI EREBARA
Problemi ynë është sot i thjeshtë dhe shumë i ndërlikuar.
I thjeshtë është se ne si popull kemi mundësi, (asete), të cilat nuk i kishim në 1990-ën kur ky që kemi për kryeministër ishte nisur për mirë, (besoj me naivitet), por sot kemi ndërlikimin: se ky që kemi si kryeministër nuk ka më asnjë arsye : që ta ndjellë të shkojë më tutje. Nuk e ka më shtysën për 1001 arsye, por edhe sepse, në fakt i ka shërbyer, (e fundit fare), vendit që prej 1998-ës.
Sot, ne kemi nji enturazhë të kryeministrit që kërkon t’i ndezë atij diçka te shkuar, e cila nuk është më e vyer, (valide), edhe këta/këto që kanë gëzuar mbi vleftën tonë kombëtare, tani po përpiqen t’ia ndezin “zjermin” pas vakisë së drogës që ndodhi vjet dhe sivjet. Nuk ka për tu ndezur te dashur komunistë, sepse Edi Rama nuk ka më asnjë ide si ta drejtojë këtë vend, sado që t’ia fllap-fllupni të gjitha. Edhe ai sado t’iu japë honorare, nuk iu shpëton dot sepse ka 20 vjet që jep për ju, edhe unë nuk e di sa ka akumuluar vetë. (në fakt nuk dua as ta di, sepse është punë e gjykatës e prekurorisë.)
Kështu që: unë mendoj se ne kemi një problem kombëtar me pak pika.
1. Edi Rama nuk ka më asnjë ide ku shkon vetë.
2. Edi Rama është i pasigurt për familjen e tij, prandaj edhe nuk ka si e lëshon, apo ku e lëshon pushtetin.
3. Edi Rama nuk është në terezi (nuk i vej shumë faj) se çfarë duhet të bëjë të kthehet në normalitet Shqipëria që ai drejton përballë kushteve të Europës.
4. Edi Ramës i ka ra automati nga të gjitha këto më sipër, edhe po shpenzon kudo ta mbajnë në qeveri derisa të gjejë zgjidhjen ai vetë.
Hall me të madh se kaq Shqipëria nuk e ka parë që më 1913.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.