DOKUMENTI/ Erion Veliaj i jep kompanisë “FUSHA” dy tendera pa garë

0
292

FUSHA ishte kompania që u ofrua për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, duke marrë në këmbim mijëra metra tokë publike ku ishte parashikuar të ndërtoheshin disa godina.

Bashkia e Tiranës, i ka dhënë dy tendera kompanisë FUSHA. Tenderi i parë ka të bëjë me pastrimin e koshave dekorativë, me një fond prej 245 milionë lekësh. Edhe pse tenderi ka qenë me procedurë të hapur, kompania e vetme që ka marrë pjesë në garë ka qenë FUSHA që ka bërë një ofertë prej 244 milionë e 455 mijë lekësh.

Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj ndërsa në këtë tender nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër, duke e bërë kompaninë FUSHA fituese automatike të tenderit.

Tenderi tjetër ka si objekt pastrimin dhe gjelbërimin në sheshe, mbi dhe nëntokë dhe Terminale. Ashtu si tenderin i parë, edhe ky ka qenë me procedurë të hapur, siç del në verifikimin e bërë te buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik.

Por pavarësisht se ka qenë një tender i hapur, kompania e vetme që ka marrë pjesë në garë është sërish FUSHA, due u bërë automatikisht fituese e tenderit për të cilin ka bërë një ofertë prej rreth 92 milionë lekësh, pak më pak se fondi limit prej rreth 93 milionë lekësh.

FUSHA ishte kompania që u ofrua për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, duke marrë në këmbim mijëra metra tokë publike ku ishte parashikuar të ndërtoheshin disa godina.

Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar u miratua 2 herë në Kuvend nga qeveria e Ramës dhe mazhoranca socialiste pavarësisht kundërshtive të presidentit Meta, i cili e ktheu atë duke renditur një numër të madh shkeljesh.

Kompania FUSHA i përket Shkëlqim Fushës, vëllait të Petrit Fushës, ish-kreu i prokurorisë së Tiranës i dorëhequr pak kohë më parë nga organi i akuzës duke mos iu nënshtruar vettingut.

Petrit Fusha është fotografuar duke u takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, pas vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht 2016./hashtag.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here