“Dështimi më i madh i një kryeministri”, Kërpaçi: Edi Rama po e çon vendin shumë larg Evropës

0
107

Nga Floida Kërpaçi:

Edi Rama po e çon vendin shumë larg Evropës dhe standarteve evropiane!

Parlamenti i Holandës vendosi sot pro heqjes së lirisë së lëvizjes pa viza për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen.

Shqiptarët nuk do lëvizin dot jashtë vendit pa u pajisur me viza, do i kontrollojnë 5 herë më shumë nëpër pika kalimi doganore dhe nuk ka shqiptar që se kupton se për BE, çelja e negociatave me Shqipërinë është sot tabu prej standarteve që kemi.

Ky moment i rikthimit të vizave është dështimi më i madh i një kryeministri që erdhi në politikë si i ri perëndimor dhe pas 21 vitesh po largohet me turpin më të madh të goditjes fatale që ai i ka shkaktuar ëndrrës europiane të qytetarëve shqiptarë, që kanë dhënë edhe jetën për rrugën e Shqipërisë drejt perëndimit.

Si e re në politikë sot jam më e bindur se kurrë për rrugën e drejtë të kësaj lëvizje të madhe për ndryshim historik që kemi ndërrmarë!

Le ti shërbejë djegia e mandateve të opozitës, shkrumbosjes së këtij sistemi kriminal e të korruptuar të drejtuar nga Rilindja që po mban peng Shqipërine dhe brezin e ri!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here