Standard.al

Braimllari: Aksioni i opozitës dhe qytetarëve ndalet vetëm kur Shqipëria  të çlirohet nga Kryeministri antikombëtar

0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI

“Përdorimi i gazit në atë masë në një protestë qytetare është gjenocid dhe Sandër Lleshaj do të mbajë përgjegjësi drejtpërdrejtë për këtë sjellje terroriste kundër qytetarëve”

 

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi protestën e fundit të opozitës si edhe skeanrët në vazhdim. Po ashtu ai komenton veprimet e policisë ndaj protestuesve, ndërsa thekson se ministri Brendshëm : “do të mbajë përgjegjësi drejtpërdrejtë për këtë sjellje terroriste kundër qytetarëve”. Po ashtu Braimllari flet edhe mbi çështjet e rendit dhe sigurisë në vend ku komenton edhe grabitjen e ndodhur një javë më parë në aeroportin e Rinasit, ngjarje e cila sipas tij duket qartazi që është një grabitje shtetërore.

Intervistoi: Gëzim Saliu

Opozita mbajti të shtunën e 13 prillit protestën e 9-të. A i realizoi sipas jush pritshmëritë e opozitës kjo protestë?

Ishte një ndër protestat më madhështore për shkak të pjesëmarrjes dhe mënyres se si u realizua. Qytetaret ishin bërë të gjithë bashkë kundër një Qeverie dhe kryeministri të marrë peng nga krimi i organizuar, që ka varfëruar vendin, ka larguar te rinjtë dhe të rejat, ka shkatërruar biznesin në vend. Pra mund të them, se kishte shumë arsye pse qytetarët ishin masivisht në protestë, e cila duhet thënë ishte aq masive dhe madhështore sa pati jehonë të jashtëzakonshme edhe në mediat nderkombëtare, ku media prestigjoze botërore transmetuan live protestën.

Në protestën e së shtunës, nuk mungoi gazi i hedhur masivisht nga policia. Cili është opinion juaj për këtë taktikë të ripërsëritur kundërveprimi të policisë, ndërkohë që ministri Lleshaj flet për grupe të dhunshme që sulmuan institucionet?

Sander Lleshaj nuk gjen kohë të reagojë për mungesën e sigurisë publike në vend. Nuk reagoi kur vriten njerëz në mes të Tiranës, nuk reagoi kur grabitësit shtetërorë thyejnë dhe grabisin të vetmin aeroport ndërkombëtar në vend në mes të ditës duke cënuar sigurinë kombëtare. Por reagon direkt pasi përfundojnë protestat e opozitës.  Përdorimi i gazit në atë masë në një protestë qytetare është gjenocid dhe Sandër Lleshaj do të mbajë përgjegjësi drejtpërdrejtë për këtë sjellje terroriste kundër qytetarëve të vendit të tij. Sander Lleshaj do jetë koka e turkut e rradhës e Edi Ramës.

Cilat do të jenë sipas jush hapat e rradhës që do të ndjekë opozita për të arritur qëllimin e saj për qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër?

Opozita është e qartë në kërkesën e saj për qeveri tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Opozita do jetë në protesta së bashku me qytetarët. Ne nuk ndalemi në rrugën tonë derisa Shqipëria të çlirohet nga një Kryeministër antikombëtar. Vendi ka nevojë për zhvillim të ekonomisë, hapjen e vendeve të reja të punës, krijimin e një klime pozitive për biznesin, ku qeveria ta shikojë si partner në zhvillimin e ekonomisë se vendit dhe jo si mjet për ta vjelur, përkrahja e bujqësisë me subvencione dhe politika që favorizojnë fermerin me qëllim që të hapen vende të reja pune, që realisht duhet të jenë fokusi i Qeverisë. Në këto kushte ku ndodhet vendi, Edi Rama nuk ka legjitimitetin për ta drejtuar qeverinë sepse është larguar nga hallet e përditshme të qytetareve. Sot Shqipëria është në krizë të thellë për shkak të Edi Ramës. Kriza zgjidhet vetëm me largimin e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore që krijoi mundësinë për zgjedhje te lira dhe të ndershme, kthen kushtetutshmërinë në vend dhe krijon mundësinë për një klimë besimi në raport me qytetarët.

Ndërkohe siguria kombëtare e vendit u cenua sërish me mega-grabitjen në Rinas, rast i përsëritur ky në aeroportin e vetëm kombëtar të vendit. Cilët janë sipas jush përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje?

Përgjegjësi kryesor është Edi Rama, si edhe Sander Lleshi për mungesën e sigurisë publike dhe cënimin e sigurisë kombëtare në një rast të përsëritur, ku policia duhet të kishte nxjerrë mësime më parë. Kjo është një grabitje shtetërore dhe tregon qartë degradimin e qeverisë dhe të Edi Ramës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.