Video/ Pushtohet nga flakët kryevepra botërore, katedralja “Notre Dame” në Paris

0
142

Një operacion i madh është në proces për të shuar flakët, të cilat shpërthyen të hënën pasdite .

Një zjarr i madh ka pushtuar katedralen e  famshme “Notre Dame” në Paris. Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët francezë, thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e restaurimeve që po kryhen në katedrale.

Imazhet në rrjetet sociale, tregojnë shenja të tymit në ndërtesën gotike 850 vjeçare.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri një thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila po degradonte.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e përshkroi atë si një “zjarr të tmerrshëm” dhe i nxiti njerëzit në vendngjarje që të respektojnë kufijtë e krijuar nga ekipet e zjarrëfikëseve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here