Të moshuar edhe të vegjël pjesë e protestës madhështore! Kush është 80 vjeçarja nga Mati që iu bashkua protestës?!!

0
114

Në protestën madhështore të ditës së shtunë kanë marrë pjesë të moshuar dhe të vegjël duke treguar se revolta popullore ndaj Ramës dhe qeverisë së tij sa vjen e rritet.

80 vjeçarja Mine Koka nga Mati iu bashkua protestës madhështore ditën e shtunë para Kryeministrisë duke sfiduar moshën dhe shiun.

Denisa Vata, kryetare e Forumit Rinor të PD për Matin, tregon se nëna 80 vjeçare kishte dëshirë që të vinte në protestë për të shprehur revoltën e saj kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe kriminale.

Ajo ka udhëtuar mbi 100 kilometër rrugë për t’iu bashkuar protestës dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirë dhe do të vijojë ta bëjë edhe në protestat e tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here