Skandali/ Doreza hekuri dhe flakadanë para Juventusit…

0
264

Disa tifozë holandezë, të cilët ishin nisur drejt Torinos për të parë ndeshjen e kthimit midis Juventusit dhe Ajaksit, janë ndaluar nga policia.

Sipas autoriteteve vendore, tifozët posedonin mjete të ndaluara, si doreza hekuri, kapsolla dhe tymuese.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini komentoi këtë akt të turpshëm nga mbështetësit e Ajaksit.

“Ne dënojmë çdo akt dhune, brenda dhe jashtë stadiumit. I falenderoj efektivët e Policisë. Përsa i përket huliganëve, s’ka ndeshje për ta”, u shpreh 46 vjeçari.

Kjo ngjarje erdhi pas përplasjes së 10 prillit, incident i ndodhur pak orë para barazimit 1-1 të Juventusit në Amsterdam. Pas atyre trazirave, policia holandeze arrestoi të paktën 120 tifozë të bardhezinjve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here