Reagon ashpër ish deputeti i PD-së: Shahini i vuri minat autonomisë

0
121

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD ka thënë sot në një konferencë nga selia blu, se vendimi i pezullimit është anti-ligjor, e po ashtu edhe vendimi i emërimit të rektorit të ri.

Boçi akuzoi kryeministrin se atë që nuk e bëri dot me Shullazin, kur ky i fundit kërcënoi Konin, po e bën tashmë.

Ministrja e Arsimit i vuri minat autonomisë universitare. E zëvendësuan rektorin me militant. Shumë kolegë thonë se Rama do të bëjë sot, atë që nuk mundi dot ta bënte me Shullazin. Jo vetëm vendimi që është anti-kushtetues, por edhe vendimi për emërimin e rektorit të ri, është në kundërshtim me ligjin. Vendimi për të emëruar, pa ardhur vendimi i presidentit, është në shkelje të ligjit. Në asnjë nga nenet e ligjit nuk thuhet se ministri ka të drejtë të komandojë rektorin e ri. Rama mund të vjedhë prona dhe tendera, por s’ja mbyll dot gojën universitetit.

Reagimi i PD, i PD, vjen pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin Mynyr Koni dhe për të kërkuar shkarkimin e tij nga presidenti Ilir Meta. Vetë Koni e cilësoi këtë një ndërhyrje në shkelje të ligjit, ndërkohë që përplasja mes tij dhe qeverisë Rama i ka rrënjët më thellë, në një debat të iniciuar gati 2 vite më parë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here