Rama! Heq Mynyr Konin dhe vendos Bernard Dostin te akuzuar për plagjiature!!!!

0
136

Zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës, Bernard Dosti do të mbajë përkohësisht detyrën e Rektorit pas pezullimit të Mynyr Konit. Por pak kohë më parë, studiuesi Taulant Muka në një prej denoncimeve të plagjiaturës, përmendte edhe Bernard Dostin.

Në atë kohë, Muka tha se Dosti së bashku me ish zëvendësministrin e Arsimit Ervin Demo kishin kopjuar 100% një artikull shkencor.

“Është një material i kopjuar 100% nga një tekst i huaj. Aty përveç plagjiaturës ka edhe probleme të tjera. Ai nuk i ngjan një artikulli shkencor. Artikulli shkencor për atë që e njeh shkencën ka strukturën e vet, duke filluar nga hipoteza, metotologjinë, rezultatet dhe diskutimi”, thoshte në tetor të vitit 2018 Muka për punimin e Ervin Demos dhe Bernard Dostit.

Ervin Demo për shkak të plagjiaturës në temën e doktoraturës, u largua nga posti i zëvendësministrit të Arsimit. Ai tashmë është kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, ndërsa Bernard Dosti u emërua me urdhër të Ministres së Arsimit Besa Shahini, si Rektor i Përkohshëm i Universitetit të Tiranës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here