Standard.al

Publikohet fotografia që solli arrestimin e presidentit Julian Assange

0

“Presidenti është një njeri i qetë. Por kur nevrikoset ai mund të jetë shumë determinues”, thotë një zyrtar i lartë, i cili ishte i përfshirë në koordinimin me forcat policore londineze në arrestimin e Assange brenda Ambasadës së Ekuadorit.

Kjo fotografi që ju shihni është fotoja që detyroi Ekuadorin të lëshonte Julian Assange.

Fotoja tregon presidentin e Ekuadorit, Lenin Moreno duke ngrënë një pjatë të madhe me karavidhe i shtrirë në një hotel luksoz.

Kjo fotografi hapi një valë debati në Ekuador, pasi tregonte presidentin e vendit që bën një jetë luksoze, ndërkohë që populli vuan nga varfëria ekstreme.

Ndërkohë që vetë Moreno, akuzon Wikileaks-in si burimin që ka publikuar fotot.

Mediat botërore shkruajnë se ka qenë kjo arsyeja pse presidenti vendosi që të largonte Julian Assange nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

Julian Assange u arrestua më 11 prill 2019, në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mediet e huaja shkruajnë se sipas policisë metropolitan Assange ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”. Gazetari Julian Assange u strehuan në ambasadë shtatë vjet më pare, në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi. Assange u akuzua për abuzim seksual nda një të mituri, çështje e cila është rrëzuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.