“Polici nuk ka vetëm te zyrat e Oligarkëve”, Dylgjeri: Skandali u kap, e keqja ishte te…

0
137

Nga Ylli Dylgjeri:

Republika e policisë…

Një mëngjez policia e administratës më kontrolloi Face Book- un. Pas një search-i
të lodhshëm, skandali u kap! Në FB u gjetën statuse të zinj me përmbajtje të thellë antiparti. Një strofë e tmershme kishte tronditur shtetin dhe familjen shtet! Zullumi ishte mbushur.
U printuan menjëherë faqet e zeza të FB dhe 
u gjet….njëanshmëria politike! Njëanshmëria ishte fjala kakë! E keqja ishte te kaka. Shteti u trondit te kaka. Kaka ishte diplomatike! Kaka kishte bërë pis shtetin! Më e rënda ishte se kaka në anglisht shkruhej Cakaj!
Sado u përpoqa tu shpjegoja se është vetëm humor, vetëm një vjershë, vetëm një strofë e jetuar nga një kakë e lëshuar në kushtet e përmbytjes të City Parkut…sërisht nuk kuptohej. Policia Komision Disiplinor s’donte tja dinte, edhe pse ju sqarua se kaka e City Parkut nuk ka lidhje me Cakajn City Holli-t. Jo! Armiku është mes nesh. Fjalor i pisët… Kaq ishte. TË TJERAT ISHIN PUSHIM NGA PUNA.
Por policia nuk mbaron këtu.Policia kontrollon gjithshka në këtë vend. Policia është Shteti. Polici ështe sot kudo me tepri, në Media, në Bulevard, në Kryeministri, në Kuvend, në Sport, në Spital, në Astir, në Bregun e Lumit, në Autostradë, në Shkodër, në Kukës, në Lezhë në Lushnje, në Elbasan…kudo ku ka turma, kudo ka revoltë, është atje në kafe ku ngrihet zëri kundër padrejtësisë, biles edhe policë në pension që mbajnë shënim.
Polici nuk ka vetëm te zyrat e Oligarkëve, banditëve, drogaxhijve; në Aeroport, në Banka, në Porte, në Tregun e Zi, në Llotot, etj.
Polici nuk ka vetëm atje ku ka mafiozë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here