Sekretari i Përgjithshëm i PD e kosnideroi ministrin e Brendshëm, një mbetje të dikatturës ndërsa dorëzoi në Prokurori një padi ndaj tij dhe policisë për dhunën e ushtruar ndaj protetuesve.
Bardhi paralajmëroi prokurorët dhe gjyqtarët se nuk do të kalojnë vettingun duke u vendosur në shërbim të qeverisë kundër protestuesve. Bardhi kujtoi se është ky ministër i Brendshëm që e konsideroi protestën qytetare”puç kushtetues”,kur pak ditë më parë po I njëjti ministër e quajti grabitjen në Rinas si “një incident”.
Bardhi deklaroi se ndaj 40 protetsuesve që po mbahen në qeli nuk ka asnjë provë që të kenë kryer akte dhune, por vetëm procesverbale të policisë. “Thirrja ime është për prokurorët dhe gjyqatrët që të mos lejojnë të keqpërdoren. Fundi i qeverisë është më afër se kurrë”, tha Bardhi pas daljes nga Prokuroria.