Llesh! Ndërkohë që “zbuloje” dhe “parandaloje” atë “planin e opozitës” për të “sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar…

0
63

Mënjëherë pas publikimit të lajmit se në Maltë janë kapur sasi të mëdha kokaine që kishte destinacion Shqipërinë ka reaguar ish deputeti dmokrat Gent Strazimiri.

“Ndërkohë që “zbuloje” dhe “parandaloje” atë “planin e opozitës” për të “sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!”, shkruan Strazimiri në një shenim në rrjetet sociale.

Ja postimi i plotë i ish deputetit Strazimiri:

Llesh!

Ndërkohë që “zbuloje” dhe “parandaloje” atë “planin e opozitës” për të “sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!

91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë!!!!

Domethënë 1 “Rinas” kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!

Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë!

Që “Rinasi” (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti “organizator”, për më tepër “në kërkim”), ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet po e pranojmë, aq më tepër kur ka një “kinez” në mes….

Po destinatarin, pritësin, porositësin e “Rinasit” me kokainë cili “kinez” të pengon ta gjesh?

Rrethin e “të dyshuarve” nuk e ke dhe aq të gjerë se që të japësh garanci për kokainë, për më tepër në përmasa “Rinasi”, “mikun” duhet ta kesh shumë, shumë, shumë lart në “shtet” … e sa më lart të ngjitesh aq më kollaj e ke t’i vësh gishtin… sidomos në “shtet” …

Apo s’po gjen akoma një “kinez” atje lart në … “shtet” ?!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here