Standard.al

Lëvizje drejtuesish/ Ministri Lleshaj emëron Drejtor Policie në Dibër mirditorin e tij

0

Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Edmond Tarkaj, i cili ka mbajtur këtë detyrë që prej korrikut të vitit 2014, është emëruar në Tiranë si Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse.

Pak ditë më parë në komisariatet e policisë Dibër dhe Mat, pati lëvizje të drejtuesve, ndërsa mësohet se këtë të hënë, të tjera ndryshime ka patur në drejtoritë e këtyre qarqeve.

Ndërkaq, në vend të Tarkajt, mësohet se është emëruar Ylli Doda. Ylli Doda ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Doda ka qënë më parë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Por ajo që vihet re nga kjo lëvizje është fakti që ministri Sandër Lleshaj dhe Doda vijnë nga i njëjti vend.

Ndërkohë, ndryshime në postet drejtuese të policisë së shtetit rrethe 10 ditë më parë ka patur edhe në rrethe të tjera. Ndërkohë, mësohet se brenda pak ditësh, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, të prezantohet edhe drejtori i ri, Ylli Doda.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.