Standard.al

Kush është 80-vjeçarja që bëri 100 km rrugë për të marrë pjesë në protestë

0

Një 80 vjeçare ka sfiduar moshën dhe motin aspak favorizues për të qenë e pranishme në protestën e opozitës që u mbajt në Tiranë, ditën e shtunë.

Mine Koka është gjyshja 80-vjeçare e cila erdhi që nga Mati në protestën e opozitës më 13 prill. E veshur me një shami të bardhë në kokë, Mine Koka sfidoi shiun dhe e shoqëruar nga mbesa e saj, Denisa Vata mori pjesë në protestë.

Denisa Vata, kryetare e Forumit Rinor të PD për Matin, tha se moshuara kishte dëshirë që të vinte në protestë, për të shprehur revoltën e saj kundër kësaj qeverie.

Mine Koka ka premtuar se do të jetë sërish në protestën e radhës se opozitës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.