Kriminale!!! PD padit Sandër Lleshajn dhe Policinë për gazin lotsjellës në protesta…

0
102

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për të ngritur padi nga ana e PD-së kundër Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Policisë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë.

Pritet që në në përfundim,  Bardhi të ketë një komunikim me mediat.

Ndërkohë kujtojmë se përdorimin e gazit lotsjellës e dënoi edhe Avokati i Popullit në deklaratën e lëshuar më 14 prill, ku ndër të tjera shprehej se “ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor.”

“Për përdorimin e gazit lotsjellës apo përbërësve të tjerë irritues, – vëren AP, –  vazhdon te mos bëhet publik protokolli apo manuali i hetueshëm i përdorimit, me anë të të cilit rregullohen specifikisht rastet kur ai mund të përdoret, sasia, shpeshtësia, dendësia dhe lloji i tij. Për këtë arsye, mbetet në gjykimin subjektiv të opinionit dhe pjesëmarrësve në protesta, të vlerësojnë se përdorimi i gazit lotsjellës jo vetëm që vazhdon të jetë në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet turma e protestuesve, por ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here