Standard.al

Kapet 91 kg kokainë me destinacion Shqipërinë! Nuk ndalet kokaina drejt Shqipërisë….

0

Kapet një tjetër ngarkesë kokaine në portin e Maltës me destinacion Shqipërinë.

Siç raportojnë mediat, Departamenti i doganës konfiskuan të dielën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa me peshë totale 91.25 kg.

Nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro.

Kokaina e gjetur të dielën pason atë të 9 prillit, ku u kapën 24 kg kokainë.

Departamenti tha se ‘herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin’.

Operacioni vazhdoi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

‘Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro, ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro’ raportojnë mediat.

Gjatë këtij viti në doganat e Maltës janë sekuestruar 606.45 kg kokainë me një vlerë prej 68.2 milionë euro.

Sakaq nga policia vijojnë hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në trafikim. /Oranews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.