Standard.al

FotoLajm/Faktet…Gazetarët dhe qytetarët e lënduar nga policia e Lleshajt

0

Gazi lotsjellës, i cili klasifikohet si armë kimike e ndaluar në zonat e luftës, është përdorur rregullisht nga policia shqiptare kundrejt qytetarëve.

Gazetarë dhe qytetarë u plagosën ditën e shtunë në Tiranë, pas hedhjes së pamasë të gazit lotsjellës nga Policia e Shtetit per të shpërndarë protestuesit.

Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV humbi ndjenjat nga sulmi me gaz gjatë kohës që ishte duke raportuar mbi protestën. Ky rast është thjesht një shembull tjetër i përpjekjes së qeverisë për të penguar raportimin e gazetarëve mbi protestën.

Fotografi Arben Dajçi u plagos në kokë nga një shkop hekuri. Ai tha se po fotografonte protestën në kohën kur u godit nga një polic me një shkop hekuri. Ai tha se goditja në kokë e kapi në befasi.

Dhjetra mijëra protestues u mblodhën në Bulevard, përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit e çanë kordonin e policisë dhe disa prej tyre u ngjitën tek shkallët e Kryeministrisë, duke bërtitur dhe duke hedhur fishekzjarre. Një kuti me bojë u hodh në muret e godinës, dhe pavarësisht ndonjë mosbindje të vogël civile, protesta ishte e qetë.

Më pas protestuesit u drejtuan nga Parlamenti, ku vazhduan të hidhnin fishekzjarre dhe tymuese. Policia iu përgjigj turmës duke hedhur gaz lotsjellës drejt tyre. Në videon më poshtë, shikohet se si bombolat e gazit hidhen direkt drejt qytetarëve me një shpejtësi të atillë sa mund të shkaktojë dëmtime të rënda tek to.

Gazi lotsjellës, i cili klasifikohet si armë kimike e ndaluar në zonat e luftës, është përdorur rregullisht nga policia shqiptare kundrejt qytetarëve. Pa asnjë dallim apo konsideratë për gazetarët, policët, apo turmën, bombolat e gazit janë hedhur duke plagosur shumë qytetarë.

Në protestën e fundit më 16 mars, nga përdorimi i gazit lotsjellës nga policia u plagosën gra, fëmijë dhe të moshuar.

Pas protestës, Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i përfshirë në disa akuza për korrupsion dhe për lidhje me banda kriminale, shkroi në Twitter se “politikanët e korruptuar” po bënin konspiracion për të dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Çfarë koincidence sot?Në të njejtën orë 18:00 janë organizuar në Tiranë, Beograd, dhe Mal të Zi. Në Shqipëri është e qartë se protestat janë organizuar nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës në Drejtësi, në përpjekje për të dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.”

Kjo pavarësisht faktit se qeveria e tij është e akuzar për vjedhje votash, korrupsion, lidhje me organizatat kriminale, trafik droge, pastrim parash, shkelje të lirisë së shprehjes, dhe rritjen e qeverisjes autoritare.

Madje tani, Policia ka filluar të përdori gazlotsjellë edhe për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme qytetarët nga shtëpitë e tyre. Këtë jave, policia hodhi gaz rreth orës 6 të mëngjesit kundër banorëve të cilët po mbronin shtëpitë e tyre nga prishja e paligjshme për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri. Tre persona u shtuan në spital.

Një makinë u dogj në fund të protestës. Një makinë Fiat e parkuar në zonën e protestës, në të cilën ishte e ndaluar të parkoje makinën u dogj nga një individ i vetëm i maskuar. Jo vetëm kaq, por makina u zbulua se kishte një targë fallse duke ngritur dyshime se ajo ishte vendosur aty nga vetë policia. Disa portale thanë se sipas burimeve të tyre, makina i përkiste shërbimeve sekrete dhe u dogj në mënyrë të qëllimtë për të justifiuar pëdorimin e gazit lotsjellës. Protesta u mbyll pak pas këtij aksidenti, pas rreth katër orësh aksion civil. /Alice Elizabeth Taylor, exit.al/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.