Eh mer Minister Lleshi, si do te ikesh! Ja çfarë paralajmëron ish-deputeti…

0
114

Aktet e dhunës në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar, ku policia nuk kurseu gazin lotsjellës, makinat e ujit ndaj protestuesve dhe gazetarëve ka sjellë edhe reagimin e ish deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Sipas tij, fajtori për të gjithë këtë skenë të shëmtuar është ministri i brendshëm Sandër Lleshi.

“Pas kaq zullumesh që ke bërë për llogari të urdhëruesit tënd në kurriz të qytetarëve që mbrojnë shtëpitë apo protestojnë për te drejtat e tyre, mendo ndonjë punë në privat”, shkruan Bylykbashi.

Reagimi i plotë:

Eh mer Minister Lleshi, si do te ikesh!

Kur Rama te hoqi spaletat dhe graden e gjeneralit per te te bere minister, ti pranove te te hidhnin poshte nje karriere te tere ushtaraku deri ne majat e saj. T’i heqesh gradat nje gjenerali eshte si t’i marresh burrnine. Po ti s’e pate problem mer Minister Lleshi.

Pas kaq zullumesh qe ke bere per llogari te urdheruesit tend ne kurriz te qytetareve qe mbrojne shtepite apo protestojne per te drejtat e tyre, mendo ndonje pune ne privat. Nje gjeneral i mire kundershton urdherin e paligjshem, por ti pranove te heqesh gradat per te zbatuar urdherat e paligjshem. Mos harro, vetem me 6 muaj denim me kusht per zullumet e tua, ty te ndalohet te punosh per te pakten 5 vjet edhe si specialist i thjeshte. Se me buke ne traste nga pas do te na kesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here