Standard.al

E vërteta e incidentit në Ministrinë e Jashtme…

0

Zbardhet e vërteta e sherrit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme, ku miistri në detyrë Gent Cakaj, zhvilloi një takim me gazetarët.

Duhej të ishte një mëngjes pune, por degjeneroi në një debat verbal mes ministrit Cakaj dhe këshilltarit të tij.

Fillimisht u raportua se ishte një debat me shefin e Kabinetit, por burime nga Ministria e Jashtme kanë bërë të ditur se Cakaj është përplasur me një nga këshilltarët e tij.

Bëhet fjalë për Julian Zylajn, këshilltar i Cakaj, e me moshë të njëjtë.

‘Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti’, i ka thënë Cakaj këshilltarit të tij Zylaj dhe më pas ministri në detyrë i ka rënë tavolinës me grusht, për të treguar se kush është shefi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.