Standard.al

Deklarata fyese, “shpellarë” për Veliajn Foto/ Ja kur Lali Eri ishte jabanxhi në Tiranë…

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj është i njohur për daljet publike dhe takimet e tij të shumta në ‘të mirë dhe për rindërtimin e Tiranës”.

Mirëpo, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në daljet e tij publike, adoleshenca e “lali Erit” nuk ka qenë gjithnjë ajo e një “Tironsi të vjetër”. Përmes një postimi JOQ na tregon një foto nga e kaluara e kryebashkiakut, në vitet e tij të arta të adoleshencës, në të cilën ai qëndron hipur mbi një kalë.

Mesa duket e kaluara e “lali Erit” nuk është aq e rafinuar sa sot. Ndërsa fotoja e tij hipur një kali dhe pamja pas tij, ajo e një fshati, tregon një anë tjetër të tij.

Mirëpo kjo të bënë të pyesësh veten, “A e ka ‘fobi’ lali Eri një fakt të tillë?”, nisur kjo edhe nga deklaratat e tij për mediat pak kohë më parë, ku duke folur për ndërtimin e qytetit, i cilësonte banorët e Unazës së Re si “shpellarë”.

Deklarata e Veliaj:

“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.