Cakaj bën “Herkulin”/ I bie tavolinës me grusht: Hesht! Humb qetësinë përballë gazetarëve të politikës…

1
129

Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj ka humbur qetësinë përballë gazetarëve të politikës të mediave kryesore televizive dhe online në vend. Gjatë një takimi pune në mëngjesin e sotëm Cakaj u nervozua me gazetarët dhe me vartësit e tij.

Që në nisje të takimit, teksa po fliste për shkarkimet e ambasadorëve dhe konsujve që mediat e kanë analizuar si të gabuar dhe një “linçim publik ndaj tyre”, Cakaj tha se ata kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën.

Ai u shpreh:

Ju që më gjykoni mua për veprimin tim duke mbrojtur ambasadorët pasi e quani shkelje të dinjitetit të tyre, largimin nga puna në këtë mënyrë, shkoni deri aty sa merreni me kë bashkëjetoj unë. Keni qenë ju që keni folur për mua, duke mos menduar se kjo është një shkelje e dinjitetit tim. Të gjithë ata që e gjykojnë vendimin tim për ambasadorët, janë meskinë.”

Cakaj u përplas gjatë takimit edhe me drejtorin e tij të Kabinetit, raporton “Dosja”.

Në momentin që po i përgjigjej pyetjes së një gazetari, Cakaj i tha:

Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti”, dhe i ra tavolinës me grusht.

Por, ky nuk ishte incidenti i fundit. Kur gazetari Mariglen Kume e pyeti Cakajn për emrin e ri të ambasadorit Iranian në Tiranë, përgjigjen e mori nga një nga vartësit e Cakajt.

Përgjigje e cila duket se nuk i pëlqeu ministrit, i cili u drejtua nga vartësi duke i bërë shprehi me mimikë:

Hesht!”

I nervozuar nga incidentet e njëpasnjëshme, duke i dalë situata nga kontrolli, Cakaj u detyrua të tregonte detaje.

Ai tha:

Nga Irani s’kemi ambasador, situata me marrëdhënien është e njëjtë si pas dëbimit të ambasadorit Iranian dhe 2 diplomatëve.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here