Standard.al

“As Toto Rina nuk u prangos në spital”, denoncimi te Berisha: Akt shtazor lidhja e protestuesit në reanimacion

0

Ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook ka publikuar mesazhin e denoncuesit digjital.

Statusi i Berishës

Emigranti dixhital donocon aktin shtazor te lidhjes se protestuesit ne reanimacion!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotomontazhin e tij! sb

I nderuar Doktor. Ju jeni mjek dhe e kuptoni me mirë se kushdo tjetër misionin dhe betimin ndaj profesionit. Dua të them që ” kolegët ” te cilët pranojnë këtë trajtim ndaj pacientit kriminel ose jo janë të pandershëm ose të friguar nga misioni i profesionit për të pranuar këtë skenë në ambientet e spitalit që mund të krahasohet me xhaminë ose kishën. Në kohën Bossi Fini doli një urdhër nga këshilli i ministrave i cili urdhëronte mjekët të denonconin pacientët klandestinë në ambjentet e spitalit por urdhëri i mjekëve dhe mjekët u çuan në protestë duke denoncuar se misioni i mjekëve është i shenjtë dhe nuk refuzon askënd për mjekim.
Këtë skenë nuk do ta gjeni ne asnjë nga vëndet e demokracisë perëndimore . As Toto Rina nuk është mbajtur me pranga i lidhur në shtratin e spitalit edhe pse i dënuar me 41 BIS

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.