Standard.al

A di shqip, Ministrja e Arsimit?!

0

Pezullimi nga detyra i Rektorit të UT, Mynyr Koni, në mënyrë flagrante nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është goditur me ashpërsi sot nga politika dhe nga stafet pedagogjike.

Politikani Luçiano Boçi, pedagog, është shprehur se Shahini po vepron sipas urdhrave të kryeministrit duke shkelur çdo ligj me shkarkimin e Konit dhe komandimin e rektorit të ri  Bernard Dosti. Shkelja e ligjit është bërë qëllimshëm, në kushtet kur vendi nuk ka Gjykatës Kushtetuese për ta ndaluar. Në shënimin e tij në Fb, Boçi shkruan:

Nga Luçiano Boçi.

A di shqip, Ministrja e Arsimit? Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.

Jo vetëm. Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.  Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës. E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit. Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!”

 

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.