“1“Rinas”, kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!” Strazimiri: Kush e pengon Lleshin të zbulojë “mikun” në qeveri të kokainës nga Malta?!

0
107

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri i drejtohet ashpër ministrit Sandër Lleshaj, Strazimiri shkruan, “Kush e pengon Lleshin të zbulojë garantin në qeveri të kokainës nga Malta?!”.

Reagimi i plotë:

Llesh!

Ndërkohë që “zbuloje” dhe “parandaloje” atë “planin e opozitës” për të “sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!

91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë!!!!

Domethënë 1 “Rinas” kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!

Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë!

Që “Rinasi” (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti “organizator”, për më tepër “në kërkim”), ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet po e pranojmë, aq më tepër kur ka një “kinez” në mes….

Po destinatarin, pritësin, porositësin e “Rinasit” me kokainë cili “kinez” të pengon ta gjesh?

Rrethin e “të dyshuarve” nuk e ke dhe aq të gjerë se që të japësh garanci për kokainë, për më tepër në përmasa “Rinasi”, “mikun” duhet ta kesh shumë, shumë, shumë lart në “shtet” … e sa më lart të ngjitesh aq më kollaj e ke t’i vësh gishtin… sidomos në “shtet” …
Apo s’po gjen akoma një “kinez” atje lart në … “shtet” ?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here