Zbardhet autopsia/ Admir Muratajt u ekzekutua me plumb në kokë por… S’gjendet plumbi

0
133

Admir Murataj është vrarë me një plumb i cili e ka prekur atë në pjesën e kokës në ballë. Është ky rezultati i autopsisë së kryer në institutin e mjekësisë ligjore. ReportTv ka mësuar se autopsia i është dorëzuar grupit hetimor ende pa përcaktuar llojin e armës që i ka marrë jetën kjo për shkak se në trupin e të ndjerit nuk është gjetur predhë.

Sipas autopsisë, Admir Murataj ka humbur jetën nga plumbi në kokë. Nuk është gjetur predha e plumbit. Mosgjetja e predhës së plumbit me të cilin është vrarë Admir Murataj, ngre shumë pikëpyetje. Më të rëndësishmet janë: Kush e vrau Admir Muratajn? A u vra nga shokët apo nga policia? Etj. Plumbi është e vetmja provë që do të tregonte armën nga e cila është qëlluar për vdekje koka e grabitjeve spektakolare në Rinas. 

Ajo ka lënë shenjën hyrëse në pjesën e ballit dhe ka dalë pas koke duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha dhe humbjen e jetës. Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Admir Murataj një ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit me ceremoninë mortore mbajtur në Tropojë, ndërsa hetimet për grabitjen ku përfshihet dhe vdekja e të konsideruarit organizator i grupit janë ende të hapura./shqiptarja.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here