Standard.al

U lëndua në protestë, kush është biznesmeni i njohur nga Kukësi…

0

Kreu demokrat i qytetit të Kukësit, Arif Rexhamti ka publikuar në rrjetin social në Facebook, ku mes protestuesve të lënduar është edhe një biznesmen nga Kukësi. Bëhet fjalë për shtetasin Xhelil Dida, i cili zotëron një kompani materialesh ndërtimi, lavazh dhe lavanderi.

Në fotot e publikuara nga Rexhamti, biznesmeni nga Kukësi shihet i shtrirë në spital. Kreu i Kukësit i ka uruar shërim të shpejtë biznesmenit dhe personave të tjerë që kanë përfunduar me lëndime nga protesta e opozitës.

“Miremengjes,
Dua te falenderoj te gjithe pjesemarresit kuksiane ne protesten me madheshtore te organizuar nga PD dhe opozita mbreme ne Tirane!
Njekohesisht uroj sherim te shpejte per te gjithe protestuesit e lenduar nga dhuna policore ushtruar ndaj protestes paqesore!

Nder dhjetra te lenduar nga policia e narkoshtetit eshte edhe biznesmeni i njohur kuksian Xhelil Dida, i cili i detyruar nga dhuna dhe gazi lotsjelles kerkoi ndihme mjeksore ne ambjentet spitalore.
Xhelili si mijera qytetare te tjere protestonte kunder taksave te larta, kunder oligarkise dhe monopolit te klienteles qeveritare te Rames.
Ai protestonte kunder takses ne Rrugen e Kombit, çmimit te larte te karburanteve,
Ai protestonte per nje Shqiperi si gjithe Europa, per nje levizje te lire te njerezve dhe mallrave!
Ai protestonte kunder varferise se qytetareve te tij, kunder largimit nga vendi te rinise shqiptare.
Ai u dhunua nga policia e shtetit te tij, ashtu si dhjetera qytetare te ketij vendi qe nuk pajtohen me kliken qeverisese te Rames.
I urojme Xhelilit dhe dhjetera qytetareve te lenduar , sherim te shpejte! Zoti i bekofte dhe i ndihmofte shqiptaret ne rrugen e tyre te prosperitetit! Zoti e ndihmofte Opoziten Shqiptare dhe kryetarin Basha ne permbushjen e kerkesave te shqiptareve :
E duam Shqiperine si gjithe Europa!
Poshte klika policore e Rames
Rama ik!”- shkruan Rexhmati krahas fotove.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.