“S’ka zgjedhje pa opozitën”, deklaratë e fortë nga Paloka: Nëse ndodh, iki nga politika

0
114

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Edi Paloka lëshoi një deklaratë të fortë, ku tha se nëse kjo do të ndodhë (të mbahen zgjedhje pa opozitën”, atëherë  ai do të largohet përfundimisht nga skena politike.

Ai tregoi se qytetarët dalin në shesh, pasi janë të lodhur nga qeverisja e kryeministrit. Sipas Palokës, dhuna dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve janë të papranueshme dhe tregojnë se policia sfidën e ka me qytetarët dhe jo me krimin. Gjithashtu Paloka pohoi se Edi Rama ka fatura për të paguar në llogari të shqiptarëve.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit. Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive. Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca. Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush. Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here