“Protesta”/ Mediat botërore: Tirana-kryeqyteti Ballkanit…Berisha: Nderim, protestuesve dhe mediave ndërkombëtare

0
125

Në një shënim në Fb, në orët e vona të të shtunës, Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale.

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka kursyer nderimin dhe mirënjohjen e tij për ata qindra mijëra protestues dhe ato media ndërkombëtare, që mbështetën protestën e opozitës shqiptare dhe bënë që në të gjithë botën të flitej mbrëmjen e së 13 prillit, për Shqipërinë.

“Miq, BBC, CNN, Fox News, Euronews, New York Times, Washington Post, Reuteurs, VOA dhe mbarë mediat e tjera më të mëdha të planetit, që transmetuan “live” cunamin e jashtëzakonshem të opozitës shqiptare, e shpallën Tiranën – kryeqytetin e Ballkanit..

Nderim të madh qindra mijëra protestuesve, që shpërndanë në mbarë botën, zërin e fuqishëm të opozitës shqiptare. Mirënjohje mediave të mbarë globit për mbështetjen e kauzës së drejtë të shqiptarëve të revoltuar.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here