“Ku ja ka mbathur kryeministri?” Protesta, Paloka: Rama ka fatura për të paguar tek shqiptarët

0
91

Sipas Palokës, dhuna dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve janë të papranueshme dhe tregojnë se policia sfidën e ka me qytetarët dhe jo me krimin. Gjithashtu Paloka pohoi se Edi Rama ka fatura për të paguar në llogari të shqiptarëve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24” foli për protestën e ditës së djeshme, ndërsa pohoi se ajo arriti qëllimin e saj duke treguar një pjesëmarrje të madhe.

Ai tregoi se qytetarët dalin në shesh, pasi janë të lodhur nga qeverisja e kryeministrit.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit. Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive. Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca. Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush. Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here