“Kryqëzohet” Balluku: Duhet të tregojë se çfarë kritere përmbushte pala kineze, për t’u pranuar kalimi i kontratës koncesionare tek ajo?

0
78

Znj. Balluku, sot ministër i infrastrukturës e dje ish-titullare e ALBCONTROL të radarëve OFF, nuk ngurroi as sot të tregojë një thes me përralla e gënjeshtra.
Dikush duhet t’i shpjegojë që monopolin e interpretimit të kontratës, për fat, nuk e ka vetëm ajo dhe shefi i saj. Edhe nëse e ka pasur taktikë sa për t’ia hedhur lumit në një studio televizive, nuk justifikohet për transformimin e fakteve dhe të dhënave në këto nivele diletanteske.

Arsyet që parashtroi për mosprishjen e kontratës, pavarësisht shkeljeve e mospërmbushjeve të rënda dhe thelbësore, ishin më së paku qesharake. Kontradiktat mes pohimeve ishin të panumërta.

Gjithsesi, znj. Balluku, përpara se t’i ankohet shqiptarëve se koncesionari është shumë problematik, arrogant, shkelës fiskal, etj., duhet t’i tregojë shqiptarëve përse Qeveria Shqiptare lejoi ndryshimin e palës kontraktore, nga pala amerikano-gjermane tek pala kineze?

Sheti shqiptar kish lidhur marrëveshjen koncesionare me subjektin amerikano-gjerman. Ndryshimi i subjektit, sipas nenit 35.2 të kësaj marrëveshje, në parim, nuk lejohej, me përjashtim të rastit kur ka një marrëveshjeje me shkrim mes shtetit shqiptar dhe subjektit koncesionar.

Marrëveshje me shkrim mes qeverisë shqiptare dhe subjektit koncesionar, nuk rezulton të ketë. Atëherë, cila marrëdhënie juridike e lidh subjektin koncesionar kinez me shtetin shqiptar?
Për këtë duhet të përgjigjet znj. Balluku.

Por edhe në rastin se një marrëveshje mes palëve do të ishte nënshkruar dhe thjesht, siç ndodh rëndom në regjimin rilindas, ajo nuk është publikuar, znj. Balluku duhet të tregojë se çfarë kritere përmbushte pala kineze, për t’u pranuar kalimi i kontratës koncesionare tek ajo?

Kuptohet, përgjigje të tilla ka detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore t’i japë eprori i znj. Balluku, por thjesht meqë kish marrë përsipër, që me zërin engjëllor, të tregonte asgjë më shumë se dokrra./Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here