Standard.al

Ironizon regjisori i njohur: Humba shansin e artë të takoja qenin e sulmit të kryerilindasit

0

Regjisori i njohur Kastriot Çipi ka reaguar në rrjetin social facebook me tone ironizuese. “Sot në mëngjes humba shansin e artë të takoja Qenin e Sulmit të kryerilindasit. E kisha më afër se kurrë”, shkruan Çipi.

Statusi:

Sot në mëngjes humba shansin e artë të takoja Qenin e Sulmit të kryerilindasit. E kisha më afër se kurrë. Po xhironte një kronikë për TV, ku mburrej se kishte mbjellë lulet, që, në fakt, i ka mbjellë nëna ime në vazo, në ballkon.
Nuk u mërzita fort për vjedhjen e të drejtës së autorit. Fundja ajo e ka pensionin më të lartë se nëna e Qenit të Sulmit.
Por tani kam frikë të largohem një javë nga shtëpia, se mos kthehem dhe e gjej ballkonin të kthyer në çerdhe ose kopsht me PPP.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.