Standard.al

“Fundi i qeverisë-bandë të kapur”, Basha: Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë

0

Në një postim në facebook, ku ka publikuar foto nga tubimi i djeshëm, Basha shkruan se ky është fundi i “qeverisë-bandë”, ndërsa shton se ajo është rreziku numër një, sipas tij për demokracinë e sigurinë në vend.

Reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas protestës së djeshme të opozitës përpara kryeministrisë dhe parlamentit

Kreu i demokratëve ka theksuar edhe një herë se nuk ka kompromis për Shqipërinë me standarde Europiane.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, ka shkruar Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.