Dalin mesazhet që konfirmojnë lidhjen e fshehtë mes Kejsi Tolës dhe Flori Mumajesit

0
145

Gjatë ditës së djeshme, vetë kantautori ka shkëmbyer mesazhet e dashurisë me Kejsin, të cilat ka pasur dëshirë që t’i lexojë dhe publiku që e ndjek në “Instagram”. Ai i ka bërë foto momentit kur po dëgjonte këngën e Kejsit dhe e ka postuar në “InstaStory” të shoqëruar me emoji, ku shihet me sytë e ndezur si zemra.

Kantautori i njohur Flori Mumajesi duket se ka gjetur stabilitetin e dëshiruar në çështjen e ndjenjave, kësaj here me një vajzë të mirë të muzikës, pikërisht Kejsi Tolën.

flori-kejsi1

Këtë dedikim e ripostoi edhe Kejsi në “Instagram”-in e saj pa përdorur shumë fjalë, pasi postimi i Florit i thotë të gjitha. Duket se kodi sekret i dashurisë së tyre tashmë është hapur nga vetë ata, pasi, mesa duket, pas 10-muajsh e ndiejnë të nevojshme që të gjithë të flasin për dashurinë e tyre sekrete.

Që nga fundi i vitit 2018 kur fitoi kupën e “Kënga Magjike” me “Plas”, ajo që i premtonte dashuri të pastër ishte Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Flori Mumajesit, që fitoi çmimin e produksionit më të mirë. Përveç suksesit si këngëtar, ai e ktheu të gjithë vëmendjen edhe te jeta e tij private me postimet e tij.

flori-kejsi

Flori publikoi një foto nga momenti kur interpretonte me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, te “Post Kënga Magjike”, në studion e të “Dielës shqiptare”, ku shfaqeshin shumë të dashur dhe intim me njëritjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza dashurie nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq mjaftoi që ata të etiketoheshin si çifti më i ri i showbiz-it.

Ajo që i shtoi më shumë dyshimet ishte fotoja e publikuar nga Flori në “Instastory”-n e tij, ku shfaqej Kejsi në studiot e xhirimit, foto të cilën këngëtari e shoqëroi dhe atëherë me një emoji zemër. Ky fakt shtoi më shumë kureshtjen për një romancë të fshehtë, që tashmë kishte dalë në sipërfaqe me dëshirën e vetë Florit.

Sipas miqve të tyre të afërt, kjo romancë e Florit me Kejsin e zbuluar në “Kënga Magjike” mund të kishte gjashtë muaj që kishte nisur. Flori dhe Kejsi nisën të afroheshin në verë kur filluan punën për bashkëpunimin e tyre të parë për këngën e Tolës, “U rritëm”.

flori kejsi

Një boom i menjëhershëm rezultoi në muajin gusht 2018 ky projekt i ri i Kejsit, duke u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Me muzikë dhe tekst të Florit, Kejsi bëri zgjedhjen e duhur për këtë projekt muzikor dhe këtë e treguan më së miri komentet pozitive në rrjetet sociale.

E duket se suksesi i saj tashmë është në dorën e Florit, i cili njihet për hit-et e tij të famshme ndër vite. Historia e tij me Keisin është historia e re e showbiz-it për Flori Mumajesin, pas lidhjes me prezantuesen e “Prive”, Liberta Spahiu. Ndërsa, sa u përket lidhjeve me vajzat e muzikës, ndoshta me Kejsin ai do të përsërisë historinë me Elvanën, duke qenë edhe krijuesi i këngëve të saj.

E në këtë rast, kantautori zgjedh të krijojë afrimitet më një artiste 10 vite më të re në moshë, por edhe më modelin e “vajzës së mirë”, e cila edhe pse ka dalë në skena të mëdha që në adoleshencë deri tani nuk është përfolur në media për lidhje me meshkuj të botës së showbiz-it. Le të shohim se cili do të jetë bashkëpunimi i radhës dhe nëse në ndonjë event ata do të dalin krah për krah njërit-tjetrit jo vetëm si bashkëpunëtorë, por si një çift i vërtetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here